• |
ide | kryesore

Thyen heshtjen zgjedhore/ Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi akuzon selinë blu se nuk i kanë vendosur në dispozicion listën e anëtarëve të partisë që kanë të drejtë që të shprehin nesër vullnetin e tyre për liderin e partisë për 4 vitet e ardhshme.

“Lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

  1. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z. Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e antarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021;
  2. Deri tani, ora 16:00 dt. 12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote.

Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor”, tha Harxhi.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.



5 Comments

  1. …………….pra PD-cka nuk ka bere kurre zgjedhje korrekte branda rraces saj dhe nderkohe proteston per te tjeret.

  2. Po kjo spaska besim as ke veshja e vet.Mëndje shkurtër!!Kujton se është në Ps!!Sikur ska bërë 30 vjet jetë partie ke Pd.Ça i kujton anëtarësinë e Pd kriminela dhe trafikantë si në Ps??

  3. Kandidatet duhet tejapin doreheqjen neser para votimit. Nje votim I tille nuk ka kuptim, pasi gara nuk eshte e barabarte.

  4. Uaaaa e tmershme. Pse cuditet kjo kucka kur skemat per te larguar te tjeret funksiononin tamam, e sigurisht me sukses ? Ka qene dhe kjo pjese e asaj kurverie ne PD, kur beheshin skema e skenare per te larguar cdo ze ndryshe…… . SI thote nje fjale e urte: “Po peshtyve lart, ne surrat do te te bjere” dhe ja ku jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *