• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika shëtit me Rusinë: Lukaku dedikim për Eriksen

-Instant, F1, Sport, Video



Vërtetë e gjitha (shumë) e lehtë për Belgjikën, që në debutimin në Kampionatin Evropian sistemon Rusinë, duke e mundur 3-0 dhe, konkretisht asnjëherë në lojë. Njeriu i ndeshjes, nuk është e nevojshme të thuhet, Romelu Lukaku, për dedikimin e bërë për Eriksen pas golit të parë dhe veçanërisht për dygolëshin e parë në turne. Kombëtarja e Martinez, një nga favoritët, kishte meritën dhe fatin e mirë për zgjidhjen e problemit kryesor, atë të golit të parë, pas më pak se 10’, të ndihmuar nga një gabim flagrant i Semenov.

Pasi zhbllokoi ndeshjen, Belgjika tregoi një cinizëm që i ka munguar në të kaluarën, duke mbyllur ndeshjen pas 33 minutash, me Meunier. Por edhe këtu është dora e mbrojtjes shumë modeste ruse, me një pasiguri mjaft të dukshme të portierit mediokër Shunin.

Belgjika ka mbajtur bazën e turneve të mëdha të fundit: lojtarët e mëdhenjtë janë po ata që fituan vendin e tretë në kampionatin e fundit botëror. Me ndjesinë se ai grup është më i vetëdijshëm, më i kalitur, duke filluar me Romelu Lukakun, që gjithashtu gjeti një dygolësh në fund të ndeshjes dhe tashmë është golashënuesi më i mirë. Sigurisht, përpara se të ekzagjerohet me lavdërimet, duhen pritur teste shumë më të besueshme për Djajtë e Kuq. Për shkak se kjo Rusi, që është duke kryer ndryshimin e brezave, nuk shfaqej kaq e varfër prej kohësh, me të rinj që po përpiqen të imponojnë veten dhe veteranët, nga Dzuyba e poshtë, në parabolë të qartë në zbritje.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *