• |
ide | kryesore

Aksidentoi 69-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar në lagjen “Puntore” në Gjirokastër ka aksidentuar 69-vjeçaren E.SH., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit 60-vjeçari A.K., është arrestuar pas disa orësh nga policia, ndërsa e aksidentuara është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

“Aksidentoi me mjet një moshuar dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit  Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur shtetasen E. Sh., 69 vjeçe, e cilia u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *