• |
ide | kryesore

Arrestohen dy pronarë lokalesh në Tiranë për ndërtim pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për ndërtime të paligjshme.

Sipas policisë në pranga ka rënë 49-vjeçari A.O pasi në rrugën “Ymer Kurti” u konstatua duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i 49-vjeçarit G.L pasi në fshatim Bastar Murriz , i cili po në lokalin e tij u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

“Vijojnë kontrollet  për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 



2 Comments

  1. Filloi revanshin kunder popullit. Oligarkeve leje per kulla mbi 15 kate para se te mbarojne te

    paren kurse per njerzit e thjeshte burgun. Si mund te trajtohen si kriminele se po ndertojne nje

    shtese ne shtepine e vet e me djersen e vet, pa u shkelur te drejten askujt. paise o vlla me leje

    dhe nuk ka nevoje te ndertoje pa leje. Keshtu benin komunistet edhe ne kohen e qoftelargut

    u moren popullit edhe bagetite e fundit dhe i lane femijet pa nje pike qumesht. Urrejtja kunder

    popullit eshte ne genet e tyre. Populli nuk eshte i afte ti ndeshkoje per krimet e tyre po aka

    zot qe tua ndali doren ? A kaq zot qe te vere drejtesi ? Si mund te futesh ne burg nje

    njeri qe as ka vjedhur, as nuk ka bere kurre keq, as s’ashte marre me trafik apo vrasje, nje njeri

    qe nuk e atakon kurre ligjin, vetem sepse po nderton ne pronen e vet e me drersen e vet.

  2. Qenkan keputur ne tajare. Ne Tirane nuk ka mbetur trotuar e lulishte pa zaptuar, keta arrestuan 2 veta. Ketu nuk del dot nga shpia se me makine eshte trafiku me keq se ne paris apo londer, me biciklete te perplasin makinat ndersa me kembe perplasen njerezit me njeri tjetrin po ishin mbi 2 persona apo me karroce bebi. Pa llogaritur pastaj zhurmat nga ndertimet, baret, lavazhet e borite. Jane bere njerezia si te cmendur, gjysma flasin me vete rrugeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *