• |
ide | kryesore

Berisha mbi dy orë në zyrën e Bashës. A u përcaktua fati politik i ish-kryeministrit?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, tre ditë pas deklaratës bombë të Sali Berishës se nuk përjashton rikthimin në krye të partisë që drejtoi për mbi çerek shekulli, ish-kryeministri takoi Lulzim Bashën në zyrën e tij.

Takimi në selinë blu zgjati mbi dy orë. Asnjë detaj rreth diskutimit nuk ka rrjedhur në media.

E ndërsa deklarata e Berishës për rikthim tronditi partinë më të madhe të opozitës, të cilën Lapsi.al e përshkroi si një shantazh ndaj Lulzim Bashës, ky i fundit nuk duket se ka reflektuar për të ndryshuar qëndrim ndaj “non-gratas” që amerikanet i caktuan Berishës.

Analiza/ Arsyet pse Berisha po shantazhon Bashën dhe ç’mund të ndodhë në PD? 

Në zgjedhjet e sotme favorit është Basha. Kur Berisha troket në derën e kryetarit që e caktoi vetë dhe kalon mbi 120 minuta aty, hamendësisht mund të themi se diçka eshte gatuar. Veshja e Berishës me mburojën blu? Apo ndarja përfundimtare e Bashës nga babai politik?

Ditën kur 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e tyre, Berisha nuk u mbështet bindshëm nga asnjë pretendent, as nga Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, apo Agron Shehaj.

Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të sotme, Sali Berisha nuk e ka luksin të brohorasë për asnjërin.

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit 

Në fasadë Berishës nuk i është treguar dera nga partia e tij, edhe pse ne thelb ai deri sot eci vetëm. Nuk dihet nëse takimi i gjatë me Bashën do ia ndryshojë fatin.

Megjithatë, nëse historinë do e përshtasim në ekuacion, drejtuesi më jetëgjatë politik i Shqipërisë post komuniste, edhe pse afër 80-ave, nuk do duhej të surprizonte askënd nëse do vendoste ti futej një rrugëtimi të fundit të udhëheqjes politike, në stilin agresiv që në zhargon i mban edhe emrin, stilin berishian.

Kjo do të ishte beteja e fundit e doktor Berishës, sa simbolike aq edhe konkrete. Por ndryshe nga ç’na mëson historia, e para betejë që nuk kërkoi vetë ta luftonte. ©Lapsi.al 



6 Comments

  1. Njeri eshte i paafte dhe tjetri kriminel. Largohuni sa me pare nga PD se eshte e popullit demokrat dhe jo prona e juaj!

  2. Lind pyetja… Pse kerkon berisha tani te mare pd?
    Nese ai eshte i paster, ska pse te ket frik.
    Dhe nuk ka pse te shantazhoj. Dhe sot po shantazhon te tijet. Ate qe vet e emeroj krytar, tani po i tregon deren.
    Berisha po leviz si nje njeri ne hall. E vetmja gje qe i ka mbet eshte te bej ate qe ka ber prej kohesh. Shantazh destabilizim, me te vetmin qellim per nje amnisti.
    Ngelet per te pare se sa do i ec kesaj rradhe.

  3. Hamëndje ,supozime,prapaskena.Berisha kriminel tjetri i pa aftë.Shkrime patronazhistësh!!!A u përcaktu fati???Do tju ju a paraqes juve të lapsit me një interviste podaçërisht për portalin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *