• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet e para në zgjedhjet për Kryetarin e PD, nuk mungojnë surprizat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës këtë të diel për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit përfundoi në orën 19.00 dhe në disa qytete ka përfunduar edhe numërimi.


Kolonjë votuan 244 demokratë nga 287 me të drejtë vote. Aty kryeson Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.


Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq ku votuan 517 demokratë. Basha ka siguruar 411 vota, Shehaj 90 vota, Kadilli 8 vota dhe Harxhi 7 vota ndërsa, 1 votë është konsideruar e pavlefshme.

Surpriza vjen nga Selenica e Vlorës ku fitues ka dalë Agron Shehaj me 17 vota më shumë se Basha. Shehaj ka siguruar 119 vota i ndjekur nga Basha me 102 vota ndërsa Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë secili nga 1 votë.

Sipas rezultateve paraprake në Delvinë, Basha ka fituar 205 vota ndërsa Shehaj ka 57 vota, Edith Harxhi me 29 vota dhe Fatbardh Kadilli me 4 vota. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Vari trapin, kjo dihej, sgjedhje katundi! Nqs keto quhen votime, vari trapin! Duro Luljeten edhe 4 vjet te tjere!!! 4 vjet sulltanin. Djemte e Sorrosit.

  2. Sikur te beheshin zgjedhje te rregullta , Luli vetem voten e tij merte. Agron Shehaj eshte fituesi moral i ktyre zgjedhjeve dhe e ardhmja e se djathtes shqiptare.

  3. Po po vazhdoni të imagjinoni konspiracione!!!!Jo po sjanë të rregullta.Doni të kriminalizoni një elektorat që po zbatojnë të drejtën e votës.Nuk mund akuzosh gjithmonë një parti që sillet si europiane.Shikoni njëherë çbëhet në ish Pp që vetëm kongrese bën e jo zgjedhje!!!!

    1. Me fal, se nuk dua te te ofendoj, po ti ose je idiot ose po ben rolin…
      Vetem nje fakt, sipas Jemin Gjanes ne secilen qender votimi ka votuar cdo minut nga nje person pa nderprerje.
      A te duket teknikish e realizushme ty kjo??? Kur votava une ne Prill mu desh te pakten 1.5-2 minuta.
      Pa permendur faktin qe nuk eshte bere publike lista e votimit, dhe askush pervec Lulushit nuk e di se kush ka votuar, apo faktin qe perjashtuan Ibsen Elezi, me pretendimin qe nuk ishte Demokrat, vetem pse kishte kritikuar Bashen.
      Te gjitha keto te duken gjera normale ty, dhe shokeve te tu qe mbeshtesni Lulushin?
      Me vjen keq ta them por zgjedhjet qe ka organizuar Rama kane qene shume me te mira se zgjedhjet qe po ben Basha.
      Tashme gjithcka eshte bere mese e qarte, Lulushi po ben max e tij per te mbajtur Ramen ne pushtet dhe per te shpopulluar Shqiperine.

  4. Po zgjodhen prape Bashen mori fund PD-ja. Keta te tjeret me mire te mblidhen dhe te krijojne nje parti tjeter. PD-ja nuk ka shance me te fitoje.

  5. Kandidati kryesor kundër Bashës, konkurenti Agron Sheja jep alarmin sot në facebook duke thënë se po i pengojnë votuesit e tij të votojnë, pra po i vjedhin votat.

    Kjo është tragji-komedi, pasi kur në PD ia vjedhin votat njeri tjetrit, dhe me pas ankohen se votat me 25 prill ua bleu apo vodhi Rama; mjerë populli opozitar ku e ka shpresën!

    1. Ka nje diference shume te madhe, te pakten Rama i bleu votat ne menyre diskrete, ndersa Luli po i vjedh diten per diell.
      Nuk e kuptoj dot kush jane keto idiota qe mbeshtesin Bashen, i cili po e con PD nga humbja ne humbje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu