• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Europian është anglez

-Instant, Sport



Minuta e 82 në Angli-Kroaci hyn në historinë e Kampionateve Evropiane. Trajneri anglez Gareth Southgate hedh në fushë Jude Bellingham në vend të Harry Kane, duke e bërë mesfushorin e Borussia Dortmund, 17 vjeç dhe 349 ditë, lojtarin më të ri që ka marrë pjesë ndonjëherë në finalet e një kampionati evropian. Anglezi theu rekordin e mëparshëm, i cili i përkiste hollandezit Jetro Ëilliams (18 vjet dhe 71 ditë në Poloni-Ukrainë 2012).

Rekord i dyfishtë në fakt për Bellingham, sepse mesfushori bëhet gjithashtu edhe anglezi më i ri, që ka luajtur në një turne të madh ndërkombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *