• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Një tifoz anglez rrëzohet nga tribuna, në gjendje të rëndë: “Kaloi barrierat e u rrëzua”

-Instant, Sport

Një tifoz anglez u shtrua në spital në gjendje të rëndë pasi ra nga tribunat e Ëembley menjëherë pas fillimit të sfidës Angli-Kroaci për Euro 2020. Uefa po heton për të hedhur dritë mbi incidentin, e konfirmuar kjo edhe nga një zëdhënës për sigurinë e impiantit: “Spektatori ka marrë ndihmën e parë në vend para se të transportohej në spital në situatë mjaft serioze”.


Një tjetër tifoz i pranishëm në stadiumin e Londrës tregoi atë që pa: “Ne pamë këmbët e tij duke kapërcyer pengesën, pastaj ai ra, preku tokën dhe nuk lëvizi. Një djalë tjetër afër nesh që pa të gjithë skenën po qante”. Një tjetër tifoz komentoi atë që kishte ndodhur: “Personalisht, unë nuk e pashë skenën, por fola me disa të tjerë gjatë pushimit të lojës. Ata ishin të traumatizuar, ai ra nga ballkoni drejt sediljeve dhe betonit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu