• |
ide | kryesore

Hysaj tek Lazio me parametër zero e pa rritje rroge: shqiptari rigjen sërish ‘mentorin’ e tij Sarri

-Instant, Sport



Elseid Hysaj është gati të ripërqafojë Maurizio Sarrin. Sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport mbrojtësi anësor shqiptar ka gjetur akordin për tu trasferuar te Lazio me parametro zero, pasi në 30 qershor dfo të përfundojë kontrata e tij me Napolin. Pagesa që shkodrani do të përfitojë në kryeqytet do të jetë në linjë me atë që fiton aktualisht, rreth 1,6 milionë euro në sezon.

Pritja që Hysaj të vishej bardhekaltër ka përfunduar. Në fakt ishte një situatë e paralajmëruar, jo vetëm sepse Sarri ka tentuar ta marrë gjithnjë me vete “ushtarin” e tij, por edhe sepse Lazio, në faqen zyrtare të klubit, publikoi para kohe një tekst që projektonte merkaton e ardhshme, duke iu referuar Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysajt. “Çdo Komandant ka ushtarët e tij të besuar, për deontologjinë, për frymën e vetëmohimit, por sigurisht edhe për përvojat e jetuara së bashku, për betejat në fushë. Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj kanë qenë pjesë e milicive sarriane për një kohë të gjatë” shkruante njoftimi që parapriu zyrtarizimin e Sarrit te Lazio dhe tani edhe të Hysajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *