• |
ide | kryesore

“Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt”: Eriksen shkruan në chat dhe i qetëson të gjithë

-Instant, Sport

“Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti”. Fjalë që sjellin lehtësim dhe largojnë frikën e madhe. Kjo është fraza që Christian Eriksen shkroi rreth orës 11 të mbrëmjes së kaluar në grupin e chat-it të Interit për t’i dhënë zemër gjithë mjedisit zikaltër, nga shokët e skuadrës të shpërndarë nëpër botë, te stafi teknik e drejtuesit, pas imazheve të tmerrshme të shembjes së tij në fushë, të ndihmës së menjëhershme, dëshpërimit të lojtarëve të Danimarkës dhe gruas së mesfushorit të Interit në anë të fushës.


“Eriksen dërgoi një mesazh në bisedën tonë të brendshme, i cili demonstron harmoninë e madhe që ekziston në grupin e Inter”, konfirmoi administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta për mikrofonët Rai: “Dinamika paralajmëroi diçka dramatike, për fat të mirë nuk ishte kështu falë ndërhyrjes së shokëve të skuadrës dhe strukturës shëndetësore të stadiumit. Tani Eriksen është në duart e Federatës Daneze të Futbollit, mjekët tanë menjëherë ranë në kontakt me kolegët danezë. Eriksen nuk kishte Covid dhe nuk ishte i vaksinuar – shtoi ai.


“Kaluam një moment të keq, jo unë, por e gjithë familja e klubit tonë – tha kreu i stafit mjekësor të Inter Piero Volpi – Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara. E rëndësishme është që ai është mirë, por kurrë nuk ka patur asnjë episod që, qoftë edhe nga distanca, të kishte lënë të kuptohet për një problem, as kur ishte te Tottenham dhe as te Inter. Në Itali, kontrollet janë shumë të rrepta.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu