• |
ide | kryesore

Liderët e G7: Dhurojmë 1 miliard doza vaksinash kundër Covid për vendet e varfra

Arkiva, Lajme, Të fundit



Liderët e G7 janë zotuar të dhurojë një miliard doza vaksinash kundër koronavirusit për vendet e varfra, njoftoi pas samitit, kryeministri britanik Boris Johnson.

Udhëheqësit kanë premtuar mbi një miliard doza, ose drejtpërdrejt ose përmes financimit të COVAX-it”, tha ai.

COVAX është program global që ndihmon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Johnson tha se bota pret nga liderët e G7 që të lëvizin përtej reagimeve fillestare ndaj pandemisë, që sipas tij, ndonjëherë kanë qenë “nacionaliste dhe egoiste”.

Grupi G7 i kërkoi Kinës që të bashkëpunojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një hetim “transparent të fazës së dytë” lidhur me origjinën e koronavirusit.

Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar në shkencë”, tha G7 në deklaratën përfundimtare, pas samitit tre-ditor.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *