• |
ide | kryesore

Mbyllet votimi për kryetarin e PD/ Kur do të shpallet fituesi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërkohë që pritet të nisë edhe numërimi i votave.

Më herët, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana bëri publike edhe të dhënat mbi pjesëmarrjen e votimit.

Ai tha se deri në orën 17:00, kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Gjana theksoi se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit. Referuar pretendimeve të një kandidati, Gjana u shpreh se anëtarët nuk kanë votuar me shume se një herë.

Gjana ka hedhur poshtë pretendimet për parregullsi të bërë nga rivalët e Bashës. Sipas tij, rezultati pritet të dalë të hënën paradite. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *