• |
ide | kryesore

Ndërtime pa leje në zonë publike në Darzezë, arrestohen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros, në Darzezë.

Në pranga ka rënë administratori i lokali, 45-vjeçari Xh. H., banues në Tepelenë, 47-vjeçari G.T., 41-vjeçari A.K., dhe 28-vjeçari E.S të tre këtë të fundit banues në Fier.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

“Kryenin ndërtim pa leje në plazhin e Pishë-Poros, bien në prangat e Policisë katër shtetas.

Arrestohet në flagrancë administratori i një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas që po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një ndërtim që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *