• |
ide | kryesore

Presion me avion mbi De Boer: tifozët i kërkojnë skemën 4-3-3: “Faleminderit por nuk e ndryshoj”

-Instant, Sport



Një episod kurioz në qiellin e Zeist, ku Hollanda stërvitet në funksion të debutimit në Euro 2020 sot në Johan Cruijff Arena në Amsterdam kundër Ukrainës. Një aeroplan, i marrë me qira nga një tifoz, fluturoi mbi qendrën sportive duke tërhequr një banderolë me fjalët “Frank, ka vetëm 4-3-3”: një mesazh i qartë për trajnerin De Boer për të ndryshuar modulin e lojës së ekipit. “Faleminderit për këshillën, por unë preferoj të qëndroj me idetë e mia dhe ne do të vazhdojmë të luajmë 3-5-2”, ishte përgjigja e De Boer.

E gjitha lind nga fakti që trajneri aktual i Hollandës e rreshton skuadrën e tij me skemën 3-5-2, të urryer nga shumica e tifozëve (që e duan futbollin ofensiv dhe në kundërshtim me traditën e futbollit hollandez) dhe për këtë arsye është burim i shumë polemikave. Por mbështetësit e Oranje duhet të dorëzohen: De Boer nuk ndryshon dhe do të vazhdojë me repartin e prapavijëve me tre, pavarësisht mungesës së dy mbrojtësve të kalibrit të Virgil Van Dijk, jashtë turneut për shkak të dëmtimit dhe lojtarit të Juventusit, Matthijs De Ligt, i cili ka një problem në kofshë dhe do të jetë jashtë për debutimin me Ukrainën. “Është herët për të – shpjegon De Boer – dhe ne po presim të shohim nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme. Shpresojmë që ky kampionat evropian të zgjasë shumë për ne, dhe për këtë arsye preferoj të mos rrezikojeni tani sepse do të na vijë në ndihmë më vonë. Nëse do të luanim një finale, mbase do ta lija të luante, por kjo është vetëm ndeshja e pare, dhe jo nuk dua të ndërmarr rreziqe të panevojshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *