• |
ide | kryesore

Shehaj: Demokratët të votojnë masivisht, po mbledhim fakte për të gjithë parregullsitë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka shkruar se në disa degë të vendit, ku po zhvillohet procesi i votimit, vëzhguesit e tij kanë evidentuar një sërë parregullsish.

Ai fton demokratët që të votojnë, përtej presionit dhe parregullsive, në mënyrë që sipas tij, të mbrohet vota dhe besueshmëria e Partisë Demokratike. Sipas Shehajt, në Devoll e Dibër, po lejohen demokratët për të votuar masivisht.

Shehaj e përmbylli shkrimin e tij duke thënë se votimet në PD kanë filluar me një standard të ulët demokrat, e i bën thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë që zgjedhjet të mos kthehen në një farsë elektorale.

“Jemi duke monitoruar më vëmendje gjithë procesin zgjedhor. Inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit dhe mbështetësit tanë që pavarësisht parregullsive dhe presioneve, të japin maksimumin për të mbrojtur votën e demokratëve dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike.
Ne jemi duke mbledhur fakte e të dhëna për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë. Fatkeqësisht, më duhet të them se, në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e mi po përjashtohen, po ndalohen apo po pengohen që të monitorojnë procesin.
Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.

Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.
Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll.

Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së.

Së fundmi, na njoftuan që në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.
Votimet në PD kanë filluar me një standard demokratik shume të ulët. Iu bëj thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale.

Iu bëj thirrje demokratëve të thjeshtë që të luftojnë për votën e tyre dhe të mos lejojnë askënd që t’u heqë të drejtën për të votuar”, shkruan Shehaj.

 

 



6 Comments

  1. O vella je me biografi te keqe ti, te genjen mendja se te lejojne ty te maresh partine. E kane amanet nga Ramizi!

  2. Terhiquni te tre , keta nuk çahen dot , keshtu si po vepron klani humbes i bashes vetem perendia i mund.
    Tehiquni dhe lerjani mutin ne dere keti humbsi dhe manipuluesi. Keta do ta kuptojne masakren brenda vetes kur te kene perseri perballe palloshin. Nuk e kuptojne qe do ngelen humbsa ne perjetesi.

  3. Kur zgjedhjet brenda partisë janë të kompromentuara, sa goje ka kryesia e PD te ankohet per zgjedhjet kombëtare??!!

    Me Bashë e Kadill nuk bëhet partia, por duhet ristrukturuar nga koka te këmbët.

  4. KA PERSONA TE BASHES QE PO VOTOJNE SA HERE TE DUAN. MBI 7-8 HERE.
    SUKSESE BASHA , SUSESE O GJENERAL I USHTRISE SE VDEKUR.

  5. Keta tre kandidat i sfidij edhe un. Nuk kam degjuar nga asnjeri se si mund te fitojn zgjedhjet. Besoj se pas humbjes do fillojne te ankohen se zgjedhjet nuk ishin fer , zgjedhjet u manipulan etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *