• |
ide | kryesore

Video/ Hakmarrje e shërbyer tre vjet distancë: Angli thyen Kroacinë në Wembley

-Instant, F1, Sport, Video



Anglia merr tre pikët e para të Grupit B, duke mundur në ndeshjen debutuese nënkampionët e botës në fuqi Kroacinë e duke u hakmarrë kështu për eleminimin në gjysëmfinale të Botërorit 2018. Britanikët i falen Sterling, që shënoi golin vendimtar, në një ndeshje praktikisht me sens unik, me ballkanasit të paaftë të impenjonin në asnjë moment portierin Pickford.

Në Wembley anglezët e nisën ndeshjen në mënyrë brilante, me një shtyllë të Foden në minutën e 6′, ndërsa Livakovic i tha jo edhe një goditje fluturimthi të Phillips (9′). Kroatët arritën me kualitetin dhe eksperiencën e Brozovic, Modric e Kovacevic të ulnin ritmin, duke ngadalësuar kundërshtarët, që megjithatë mbetën më kërkuesit deri në pushim të ndeshjes.

Me ekranin e madh të impiantit anglez që i uronte shërim të shpejtë Eriksen, që në Londër ka lënë gjurmë e shumë madje, Anglia rinis të xhirojë mirë, duke arritur të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 57 me Sterling që mposhti Livakovic pas një asist të kuruar të Phillips. Të gjitha rastet janë për Tre Luanët, me Sterling që shkoi pranë golit të dytë në dy raste të tjera, ndërsa Kane shpenzoi një nga ato mundësi që zakonisht qendërsulmuesi i Tottenham nuk i gabon. Pickford nuk kaloi asnjë rrezik dhe rezultati nuk ndryshoi me Anglinë që merr kreun e grupit dhe sheh e sigurtë drejt 1/8, duke qenë se ka mundur kundërshtarin më të fortë të grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *