• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në Amsterdam: Hollanda triumfon 3-2 pesë minuta nga fundi ndaj Ukrainës

-Instant, F1, Sport, Video



Euro 2020 fillon me një fitore të madhe për Hollandën që mposhti Ukrainën e Shevchenkos 3-2 në Amsterdam. Të pesë golat erdhën në pjesën e dytë me avantazhin e dyfishtë holandez të nënshkruar nga Wijnaldum dhe Weghorst mes minutës së 52′ dhe 59′. Rikthimi ukrainas u zhvillua në katër minuta, midis të 75′ dhe 79′ falë golave brilantë të Yarmolenko dhe Yaremchuk, por në minutën e 85 Dumfries vendosi ndeshjen duke shënuar golin e fitores, të parin me ekipin kombëtar.

Hollandë-Ukrainë dukej si një ndeshje pandryshueshmërisht e shenjuar. Përtej avantazhit të dyfishtë Oranje, Ukraina, e mbajtur gjallë nga pritjet e Bushchan dhe rastet e shpenzuara nga hollandezët, dukej sikur priste vetëm të futej në dushe në dhomën e zhveshjes. Por pastaj kryevepra e Yarmolenkos dhe hutimi i Weghorst, që markonte Yaremchuk si më keq nuk mundej, ndryshuan gjithcka. Por akoma edhe një herë u shfaqën limitet difensive të ekipit të stërvitur nga Shevchenko, që lejoi Dumfries të shënonte golin e 3-2 që vendosi ndeshjen.

Barazimi do të kishte qenë i padrejtë, pavarësisht një Hollande që u relaksua shumë herët. Ukraina, që ka shumë cilësi nga mesfusha e lart, lejon shumë prapa për të qenë në gjendje të konkurrojë në nivele të larta. Paradoksi është që për gati një orë më i miri është portieri Bushchan, për të cilin kishte shumë dyshime dhe që pjesërisht i rishfaqi në fund. Janë të paktën 4 pritje vendimtare nga portieri në një pjesë të parë plot vuajtje për Ukrainën, të ndihmuara gjithashtu nga gabimet para portës të hollandezëve (flagrant ai i Dumfries me kokë, që humbi rastin nga fare pranë).

Mbrëmja e mirë e portierit ukrainas u ndërpre në krosimin e të pandalshmit Dumfries nga e djathta në fillim të pjesës së dytë: devijimi u kthye në asist perfekt për golin e Wijnaldum. Anësori i djathtë vazhdoi të mbjellë panik: Matvyenko ndërhyn keq e Weghorst mposhti përsëri Bushchan. Ukraina u duk në një mbrëmje të keqe, por magjia e një lojtari që mund të kishte pasur një karrierë të shkëlqyer me ato këmbë, Yarmolenko, rihapi ndeshjen në minutën e 75. Hollanda gjithashtu ka limitet e saj të dukshme prapa: krosimi i Malinovsyit është preciz për kokën e Yaremchuk, i mbuluar keq nga Weghorst dhe 2-2 në 4′ minuta. Merita e Hollandës ishte se ata vazhduan të luajnë: Aké krosoi nga e majta, Dumfries me kokë ndoshkoi Bushchan, jo shumë reaktiv. Hollanda bashkohen me tre pikë me Austrinë në krye të grupit dhe Ukraina duhet të bëjë kujdes për të mos dalë jshtë turneut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *