• |
ide | kryesore

Zaev paralajmëron tërheqjen nga posti i kryeministrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka paralajmëruar një tërheqje të mundshme nga politika. Lajmi është publikuar nga mediat serbe Kurir, ku gjatë një interviste, Zaev ka thënë se pas tre viteve do të tërhiqet nga politika.

Sipas asaj që Zaev ka thënë në këtë intervistë, një kryeministër në funksion duhet të qëndrojë të paktën dy mandate, në të kundërtën sipas tij ekziston rreziku që kryeministri të bëhet autokrat.

“Për çdokënd ajo është rrezik, posaçërisht në Ballkan. Është e shëndetshme të vijnë njerëz të rinj. Tani jam në mandatin e dytë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se atëherë edhe do ta përfundojë karrierën politike. Do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri do të punojë në mënyrë komerciale. Politika është si një ves. Është e vështirë të hysh dhe të dalësh. Po, megjithatë, është nder i madh të jesh kryeministër i vendit tënd”, ka thënë Zaev.



5 Comments

    1. Nese e ke lexuar me kujdes Zaev thote qe do e leje politiken per tu marre me bizneset e tija.

      Rama yne nuk ka biznese keshtuqe nuk ka ca me bo se vetem kte ka pune. Ashtu si Rama edhe Lul Basha po ate hall ka po la PD del pa pune se nuk kane biznese.

      Te gjitha bizneset e ketyre I ka Kastrati e Kunati

  1. fantastike.
    qeveria e ketij sapo avancoi nje iniciative te bukur ne te cilen qeveria kete vere leshon kupona per familjet e varfera qe do donin te benin turizem brenda Maqedonise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *