• |
ide | kryesore

Zaimi për hekurudhën Shqipëri-Greqi: Investimet në infrastrukturë tregojnë prirjet gjeopolitike

-Instant, Lajme, Të fundit



Anëtari i Lëvizjes Vetvendosje Arbër Zaimi ka komentuar prioritetin infrastrukturor të qeverisë socialiste për lidhjen hekurudhore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas tij, investimet në infrastrukturë ndërshtetërore tregojnë edhe prirjen gjeopolitike të qeverisë.

Zaimi kritikon qeverinë për moszbatim të marrëveshjeve me Kosovën në këtë aspekt.

“Në kongresin e PS u tregua se prioritet infrastrukturor i qeverisë socialiste, është lidhja hekurudhore e Shqipërisë me Greqinë, e cila qenka gati për t’u kryer (Pogradec-Kristalopigji).

Dy probleme:

1. Linja e Kristalopigjisë është një degëzim i hekurudhës Aleksandrupoli-Igumenicë, e pagëzuar “Egnatia Railway”. Ky projekt i shtetit grek është zhvilluar kryekëput si konkurrent i projektit për Korridorin Paneuropian 8. Korridori 8 nuk i intereson Greqisë, sepse lidh Detin e Zi me Adriatikun. Greqisë i interesonte ruajtja e hegjemonisë së Selanikut, pra Korridori Paneuropian 10, si edhe kjo rrugë “paralele” me Korridorin 8 e cila kalon e gjitha nëpër Greqi, me ndonjë degëzim periferik në Pogradec. Nga ana tjetër, Korridori 8 i intereson shumë Shqipërisë, si në aspektin gjeostrategjik (ringjall e faktorizon shqiptarët në Maqedoni, forcon lidhjen Bullgari-Shqipëri, dhe rrit peshën specifike të portit tonë në Adriatik), ashtu edhe në atë ekonomik. Ja që, qeveria Rama e paska braktisur interesin vendor (çudi e madhe?).

2. Ndër shumë marrëveshje spektakolare, nënshkruar me fanfara, flamuj kombëtarë e shqiponja gishtash, mes Shqipërisë e Kosovës, është edhe një memorandum i nënshkruar para tetë muajsh për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Kuptohet, këto marrëveshje bëheshin sa për imazh, se kurrë nuk zbatoheshin, Tirana ia linte fajin Prishtinës, Prishtina Tiranës e kështu me radhë. Por pas shkurtit 2021, në Prishtinë ekziston një vullnet për punë dhe zbatim të marrëveshjeve. Pse nuk shfaq tash interes për realizimin e zotimeve të veta qeveria Rama? Apo zotimet për hekurudhën Shqipëri-Kosovë ishin të planifikuara për të mos u marrë seriozisht, e interesi real ishte në lidhjen me Greqinë?

Investimet në infrastrukturë ndërshtetërore tregojnë edhe prirjen gjeopolitike të një qeverie”, shkruan Arbër Zaimi.



6 Comments

  1. keta jan kara komplet, idiote qe u ka mbetur ora ne shekullin e 19 me patriotizma medioker nderkohe po ne shqiptaret po e shkerdhejme kete vend perdite. Nga njera ane po luftojme qe te hyjme ne BE ku ska as kufinj e ndermjet shtetesh ndertohen autostrada e hekurudha te perbashketa nga ana tjeter del ky patrioti karit me keto deklarate patetike qe te hapin barkun

  2. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    hahahahahahahahahahaha
    Ja nje idiot tjeter nga Levizja e Al-Bin Kurtit.

  3. Hekurudhen te lidhe Shqiperine ne Kosoven njehere, se sbesoj se do vijne greket te bejne plazh ne Shengjin. Kur te jete bere ky prioritet, pastaj te beje hekurudhe dhe me Greqine dhe me Surrelin.

  4. Ti mbetja otomano sllave qe akuzon Arberun duhet kuptuar se kjo eshte toke shqiptare dhe njerez si rama ka pas edhe ne te kaluaren por nuk kane epilog te mire. Kjo do i ndodh edhe ketoj sherbetori otomano sllav.

  5. Je injorant ti dhe kushdo te mbeshtet ty. Ajo hekurudhe qe ti permend nuk ka kurrfare interesi per Shqiperine. Po te ishte keshtu do te ishte ndertuar me kohe . E vetmja linje hekurudhore me interest eshte ajo me Maqedonine pasi eshte dhe pjese e korridorit 8 por qe asnjehere nuk u realizua si rezultat i mosfinancimit dhe hezitimit te pales Maqedonase. Ju o idiote kujtoni se bota ka nisur diten qe lindet ju. Para se te flasesh per infrastrukturen hekurudhore ne Shqiperi duhet ta dish qe Hekurudha Shqiptare ka mbi 20 vjet e falimentuar. Mos u jepni hapesire ne media ketyre deficenteve se injoroni veten dhe portalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *