• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i të riut të vrarë në Korçë, duhej të ruhej nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shtëna thikë grabitje Tiranë tritoli



Duhej të qëndronte në ‘arrest në shtëpi’ i ruajtur nga policia, por një i ri nga Lushnja me precedent penalë në të kaluarën u gjet i vdekur në Korçë.

Viktima, Fridman Xhaferraj cili ishte nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi, ishte hedhur në një rezervuar ndërsa ekspertiza thonë se ai ka gjetur shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vrarë në vend tjetër dhe pastaj hedhur në ujë.

I riu ka qenë i akuzuar për shkatërrim prone, pasi kishte djegur 3 makina në një qendër tregtare në Lushnje, ndërsa me datën 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, pasi gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.

Por edhe pse 25-vjeçari ka qenë në ‘arrest shtëpie’, ende nuk dihet si ai ka dalë nga banesa ndërkohë që ekspertiza pritet të përcaktojë edhe kohën kur ai mund të ketë vdekur.

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se në trupin e viktimës janë gjetur me shenja dhune të shkaktuara nga një mjet i fortë, duke përjashtuar armët e zjarrit.

Burime jo zyrtare të policisë së Lushnjes thanë se viktima njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Policia e Korçës ende nuk ka dhënë një pistë hetimi, por duke vendin ku është gjetur trupi i viktimës, dhe shenjat e dhunës dyshimet se ai mund të jetë torturuar, vrarë e më pas hedhur në rezervuar janë të mëdha.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim edhe me policinë e fierit po kryejnë hetimet e para për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 25 vjeçarit Fridman Xhaferraj, por edhe për të identifikuar e kapur autorët e mundshëm të një vrasjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *