• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në PD/ 75 mijë anëtarë votojnë sot kryetarin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave më 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin po voton mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

Procesi i votimit deri më tani vijon i qetë në të gjitha qarqet, ndërsa pak më parë ka votuar kreu aktual i PD, Lulzim Basha në selinë qendrore në Tiranë.



3 Comments

  1. Ne themi pse shteti dhe qeverite veprojne ne kete mentre, pse na trajtojne si prone private .
    Po si do vepronin ndryshe kur edhe brenda partive nuk ka demokraci?
    Kur kryetari i partise bene hajdutin dhe arrogantin brenda partise , çduhet te beje kur eshte ne qeveri?
    Çdo gje ne ketu u ndertua me bythe perpjet. Flet bytha e dhjet goja. Ta gezoni kriekarin me bythe perpjete.

  2. KUR NUK KA DEMOKRACI DHE DREJTESI BRENDA LLOJIT ÇA PRET TE BEJE KUNDERSHTARI?
    PTUUUUUUUUUUUU……………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *