• |
ide | kryesore

Aksidenti me katër të lënduar në Krujë, arrestohet 23 vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një drejtues mjeti ka rënë në pranga pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia bën me dije se i arrestuar është një 23 vjeçar i cili një ditë më parë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Aksidenti automobilistik  ndoodhi mëngjesin e së dielës  në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”. Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *