• |
ide | kryesore

Basha shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, publikohet numri i votave të garuesve

-Instant, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana në një dalje për mediat nga selia blu ka bërë të ditur edhe rezultatet përfundimtare të votimit.

Basha ka arritur që të sigurojë  32882 vota, duke u pasuar nga kandidati tjetër, Agron Shehaj me 6038 vota. Me pas u rendit Edit Harxhi, ndërsa Fatbardh Kadilli mori vetem 781 vota.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 proceverbaleve, rezulton se kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Të vlefshme janë 40684 vota.

Të ndara sipas kandidatëve, për Fatbardh Kadillin kane votuar 781 anëtare, për Edit Harxhin 983 anetare, per Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe per Lulzim Bashen 32882 anëtarë“, tha Gjana.

Lulzim Basha do të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme. Ai është kandidati më i votuar ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.

Kujtojmë që në total në listat e PD-së kishin emrin në fletën e votimit mbi 75063 anëtarë. Ndërkohë, kryedemokrati Basha pasi votoi, tha se procesi brenda PD-së tregon vlerat më të larta të demokracisë me të cilin do të mposht atë që ai e quan regjimi Rama-Doshi.

“Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha. Në zgjedhjet e djeshme bie në sy një rënie e pjesëmarrjes së demokratëve në votime, por kjo është në përpjesëtim edhe me tkurrjen e numrit të anëtarësisë aktive në listat shumemërore të PD-së.



8 Comments

  1. Keta e hodhen nje here me pare rezultatin per te pare reagimin e njerzve . pane qe asnje se rruajti dhe nxorren te njejtin rezultat te djeshem. Pse pritet pothuajse 24 ore? O kurva , te gjithe e dine se çpaçavure gjelle gatuat ju dhe ai qe ju drejton ju. Sapo konfirmuat humbjen tuaj te perhershme.

  2. Pjesmarrja nuk i kaloi as 20000 votues . te gjithe nen ze flisnin kundra bashes , rezultai ? fitoi basha .
    Gezojuni fitores o debila demokrat , gezohuni se me keto mend pas nje shekulli do vini ne pushtet . me kete rezultat vetem sa i ngrefet koqet ed kurves.

  3. Tamam na mbushet mendjen, … juve jeni kthyer në vemje parazitare te asaj partie që dikur quhej PD. Po faj s’keni ju, po doktori rrumpalla për këtë çorbë që gatoi.

  4. MENDONI SE SHQIPTARET E BESOJNE KETE PALAÇOLLIK ?
    KUSH ESHTE PJESE E PD E DINE SHUME MIRE SE E GJITHA ISHTE SHOW DHE MANIPULIM HASHIQARE.
    DO TA SHOHIN MENJEHERE NE ZGJEDHJET LOKALE , POR JU MOS GUXONI TA HIQNI BASHEN SEPSE NJE DITE AI DO FITOJE .

  5. 12 vite do kemi sulltanin ne krye, 12 vite kete lolon pas! Kenete fare! Asgje nuk leviz! Historia na tregon qe jemi nje komb i meshte, qe nuk dime te levizim.

  6. O Basha , mos guxo me ti qush zgjedhjet e 25 prillit masaker kur ti te tuat i shkaterrove perfundimisht.
    Tani na udhehiq nga humbja ne humbje o i pakarakter

  7. nuk paska otuar as gjysma e antarsis. Prep Bash loqja te behet km kur demokratet te pareve u vjen turp te votojn per kete. imagjino ata qe sjan demokrat. ka per te perfundu PD, me keq se OJQ, nqs USA nuk e shpall organizat terrorriste ne muajt e ardhshem.

  8. nuk pash nje demoktrat te flistem mir per Bashen. si ka mundesi fitoi prap ky? dhe ankohet per zgjedhjet parlamentare pastaj, kur te vetat i beri me keq se xhaxhi Enver. mir qe nuk e beri 99,99% te votave e te linte nje 0,01% per armiqt e brendshem. do jen me shum armiq te brendshem kesaj rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *