• |
ide | kryesore

Del AUDIO-PERGJIMI/ Si u stis gjyqi publik ndaj Dritan Lelit dhe presionet ndaj këshilltarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një këshilltar i bashkisë së Vlorës i cili nuk pranon të identifikohet me emër, e pranon publikisht se kërkesa që ata kanë firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.


FaxNews ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet se këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhërave të kryeministrit Rama.


Në audion e publikuar, sipas FaxNews, këshilltari thekson se ata kanë qenë të detyruar të firmosin shkresën që u ka ardhur megjithëse mendojnë se Dritan Leli ka punuar në Vlorë, por që gjithçka është politike.

Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër (Audiopërgjimi):

Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!

Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?

Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë. Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacoion.

Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?

Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!

Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.

Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!

Bashkëbiseduesi: E kuptoj

Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët

Bashkëbiseduesi: Do vi dhe vetë Rama?

Këshilltari: Po po do vijë dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente

Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë.

Vetëm pak ditë më parë me një shkresë të firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, u kërkua nga kryetarja Migena Balla, që me kryebashkiakun Dritan Leli të ketë një ballafaqim public. Në këtë mbledhje do të jetë dhe vetë kryeministri Edi Rama.

8 Comments

  1. Gjyqi i Kadri Hazbiut te koheve moderne organizuar nga i biri i vrasesit te poetit Havzi Nela. Gjithcka per komunizmin e ri, te rroje partia e derrave te felliqur!

  2. Po Bujari i pd kulluri,imami,harxhi,kadilli cfare nuk thane per partine komuniste demokratike të salihut qe ja dhe lulushit me qira dhe tani do ja mare prap,po keta i njeh ti gimi bythelepirsi me i ri nga byrektoret e zellshem te shqupit

    1. O klluf, sa te djeg kur te shajne partine mer te qifsha robt? Ti patjeter duhet te jesh nga ata qe dhe grun ta ka gjetur partia:).

      Na myten patronazhistat mer ju qifsha baxhellat.

  3. Ai qe eshte burre SHKURT FARE nuk e firmos, nese je I DREJTE jo Rama te jete po ska Perendi te ju marre firmen me force, por thjesht ju jeni lepires qe per nje rroge shkelni cdo dinjitet personal.

    Une Ramen do e nxirrja me keto fjale nga mbledhja: DIL JASHT HORR DHE PAZARXHI DHE MOS TE SHOH ME KETU…. Mjeku ne Angli nxorri zgubthi KM pse vizitoj pacientin per show.

    Po ketu nuk ka BURRA

  4. Armiqt e brendshem jane me keq se armiqt e jashtem thoshte xhaxhi dikur. Kete po ben edhe kopja e tij e shumtuar. Zhytja Lelit doktor dhe familje e respektuar ne Vlore dhe vendos Qaton e Astirit 20 milion euro 1 km.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu