• |
ide | kryesore

E fundit/ SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë aksionet te Ora News dhe Channel One

-Instant, Lajme, Të fundit

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit. Nga të ardhurat dhe shpenzimet i rezulton se Ylli Ndroqi 3 milionë euro i ka të pajustifikuara dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre. Sipas SPAK, Ndroqi ka qenë i arrestuar në Turqi e Itali si i përfshirë në trafik droge, aktivitet që është përdorur më pas për të krijuar pasuritë që ai disponon sot.


Aktualisht 32 pasuritë e Ylli Ndroqit ishin në sekuestro preventive, ndërsa sot SPAK kërkon nga Gjykata speciale kundër korrupsionit të t’i konfiskojë ato. Konfiskimi kërkohet ne baze te ligjit antimafia që ka fuqi prapavepruese


“Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, vendosi sekuestrimin e tyre.

Në vijim u kryen verifikime të thelluara dhe rezultoi se u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë”, thuhet në njoftim.

6 Comments

  1. Pas armikut imperialisto-fashit Bechetti, tani u kap dhe u asgjesua edhe armiku i Popplit e Partis’, Ylli Pasmaciu!

    Tiranën ma zë xham!

  2. Shume e shijoj lirin ky pasmaciu. Te dalin tani se si i beri leket ky zgjuarsia. Se eshte shume i squt ky. Ka nja 5 diplloma dhe nja 2 doktoratura.

  3. Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

    Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën,e shpeton lulzimja se u zgjodh dhe kryekarin i ri pd o Gimiiiiiiiiiii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu