• |
ide | kryesore

Goli i parashikuar në tatuazh: Sterling e bëri ëndërrën realitet në Wembley

-Instant, Sport



Ëndrrat bëhen ndonjëherë të vërteta, e këtë e provon Raheem Sterling. Me golin që vendosi ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley, sulmuesi anglez i Manchester City në fakt ka përmbushur ëndrrën e një fëmije të rritur në hijen e atij stadiumi madhështor. I lindur në Xhamajka, Sterling u transferua në Angli në moshën pesë vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës, ku ai dikur dëshironte të bëhej mbreti. Një dëshirë aq e fortë saqë e kishte bërë tatuazh në lëkurë: në parakrah ai ka imazhin e tij si fëmijë, me fanellën me numrin 10 të Anglisë mbi supet e tij, ndërkohë që admiruon madhështinë e Wembley. Sot, 27 vjeçar, Sterling e bëri ëndrrën e tij të vërtetë.

Një gol, i pari për sulmuesin në fazën finale të një kompeticioni ndërkombëtar, që lejoi Anglinë të fitojë për herë të parë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian: “Është një ndjenjë e mirë – shpjegoi Sterling – Kam thënë gjithmonë se një ditë do të luaja në Wembley dhe do të shënoja në një turne të madh. Unë u rrita dy minuta larg këtij stadiumi, e dija se duhej të shënoja. Ishte një ndjenjë e shkëlqyer të isha në gjendje ta bëja atë. Dhe na duhej fitorja. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të kemi këtë mentalitet fitues për të vazhduar më tej”. Finalja më 11 korrik do të luhet pikërisht në Wembley …

JAVA PERFEKTE
Cfarë jave për Sterling! Të dielën goli spektakolar në Wembley e të premten Mbretëresha Elisabetta II e ka nominuar Member of British Empire, një mes nderimeve më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar, për fushatën e tij kundër diskriminimit racial që lojtari e vazhdon nga viti 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *