• |
ide | kryesore

IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Shëngjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Ksamilit dhe Velipojes, aksioni i Inspektoriatit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur dhe në plazhin e Shëngjinit. Puna ka nisur në zonën e Ranës së Hedhun për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni. Në mbështetje të IKMT janë dhe policia dhe Inspektoriati Vendor i Bashkisë Lezhë. Aksioni i IKMT-së ka nisur me fillimin e sezonit turistik veror dhe do të vijojë për gjatë gjithë vijës bregdetare për të konstatuar dhe prishur ndërtimet pa leje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *