• |
ide | kryesore

Julianne Moore dhe Natalie Portman së shpejti në një projekt të përbashkët

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktoret e famshme, Natalie Portman dhe Julianne Moore, kanë pranuar role në dramën “May December”, e cila do të xhirohet nën drejtimin e Todd Haynes.
Filmi ka në qendër një aktore të re hollivudiane (Portman), e cila shkon në bregdetin e Maine për të takuar një grua (Moore), karakteri i të cilës interpretohet në filmin e ri.Bëhet fjalë për një grua, e cila ishte në qendër të vëmendjes së publikut dy dekada më parë kur u martua me një burrë 23 vjet më të ri.

Këto janë detajet e vetme që janë bërë të njohura, ashtu që nuk dihet më shumë rreth komplotit të filmit. Skenari është shkruar nga Samy Burch, kurse xhirimet do të fillojnë në vitin 2022.
Kujtojmë se në “Oscar 2020” Natalie Portman parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe floriri, të markës Dior.
Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën detajet e veçanta në pelerinën mbi fustanin e Portman, ku kishte qëndisur disa emra.

Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, aktorja kishte shkruar përgjatë fustanit të saj emra të regjisoreve që nuk u nominuan atë vit në “Oscars 2020”.
Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig (Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers) , Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *