• |
ide | kryesore

Kadilli: Zgjedhjet brenda partisë më keq se ato parlamentare, por unë s’jam Luli, do pranoj rezultatin

-Instant, Lajme, Të fundit

Fatbardh Kadilli këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat, pas rezultatit të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të PD-së. Para kamerave, Kadilli ka pranuar humbjen, ndrësa i cilësoi zgjedhjet e 13 qershorit më keq se ato parlamentare.


Më tej ai shtoi se nuk do të heqë dorë nga projekti i tij me të cilin synon ringritjen e Partisë Demokratike.  Kadilli po ashtu, tha se nuk ka për t’u larguar nga partia dhe se Lulzim Basha e ka gjetur atë në PD dhe do e lejë aty.


“Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim apo për të shprehur keqardhje për fitoren e Lulit.

Kishte pabarazi në këtë garë. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrë. Deputetë dhe kryetar degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat.

Ato qindra vota që mbështetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re. Unë nuk iki, nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re por do të vazhdoj të shpalos me këmbëngulje këtë projekt në ringritje sepse vetëm kështu opozita bëhet e vërtetë”, tha Kadilli.

7 Comments

  1. Po sigurisht që sje Basha.Ai nuk i kundërvihet të tjerëve brenda Pd e se ata sillen sikur janë militantë të Ps!!!Zgjedhjet më keq si 25 priilli!!!Po si mundet që të sillesh kështu duke shpërfillur 80% të demokratëve që votuan Bashën.Dhe sikën nga Pd thotë por ki parasysh po ik Pd nga ty e të tjerë si që garën brënda e partisë e kthyen në një betejë personale me Bashën e jo me vlerat që ai përfaqson.E akuzuat për humbje të zgjedhjëve të vjedhura por nuk pranuat asnjëherë që ato u vodhën!!!

  2. Edhe Maqo Lakrori ahere keshtu u çpreh!
    U merzit shume ahere Maqua…….

    Po dhe Edvini me zor fitoi nja 98% zgjedhjet ahere…..

  3. Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

    Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën,o Gimi loqja e majte e salihut ti thua 80% e demokrateve,por si kopil i dobicit salih nuk e tha të verteten,eshte 80% e 46% qe kane votuar,nr i votuesve eshte rreth 35000 shpellkare te pd nga keto 80% ose 28000 demokrate shpellkare kane votuar lulzime salih BBasha,kjo eshte dhe pd e dyshes salih basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu