• |
ide | kryesore

Kardiologu që u kujdes për Kanu i jep shpresë Eriksen: “Mund të kthehet në fushë”

-Instant, Sport



Christian Eriksen nuk mendon për një jetë larg futbollit, por dëshiron të kthehet të vazhdojë të luajë e në këtë këndvështrim kardiologët i japin shpresa: “Karrierë e mbyllur për Eriksen? Nuk është e thënë, duhet mësuar patologjia. Nëse është e kurueshme lojtari mund të kthehet të luajë”. Ky është mendimi i Bruno Caru’, specialist në kardiologji e mjekësi sportive. “Sigurisht ka patur dicka që nuk shkonte me zemrën e lojtarit para ndeshjes, stresi nuk hyn fare. Nuk mund të ndodhë rastësisht ajo që ndodhi. Zemra nuk funksionon kështu'”.

Një konstatim shprese i rëndësishëm, nga një mjek që më parë është marrë me rastin e nigerianit Nwankwo Kanu, edhe ai një lojtar i Inter. “Ajo ishte një situatë krejt ndryshe, kishte një kardiopati të crregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *