• |
ide | kryesore

“Kathimerini” zbardh detaje nga takimi Rama-Mitsotakis: Ranë dakord të përshpejtojnë dërgimin në Hagë të çështjes së detit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis ranë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Çështja u diskutua midis dy liderëve përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Sipas medias helene “Kathemerini” Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Burime qeveritare thanë për median greke se Rama falënderoi kryeministrin për dhënien falas të 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

“Mitsotakis vuri gjithashtu në dukje interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën kombëtare greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra për mediat e kreut të qeverisë greke.



4 Comments

  1. Politikane kurva , politik kurvash shit atdheumn per te mbajtur pushtetin dhe per te vjedhur vendin.
    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ………………….. kurva te duja kraheve , keni gjet kete popull dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *