• |
ide | kryesore

Koha për një tjetër betejë/ Basha: Të dielën u vendos rruga që do ndjekë opozita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se zgjedhjet për kreun e kësaj force që u mbajtën të dielnë nuk përcaktuan vetëm personin që do të udhëheqë, por edhe aksionin politik të së ardhmes. Sipas Bashës demokratët tashmë kanë mbështetur qëndrimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale.

“Vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbejë si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit. Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit! Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi!

Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill. Me këtë votë të qartë ju vendosët se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si parti, një Shqipëri demokratike” – tha Basha.

“Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarkinë, por forcën e vlerave, me besimin e njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithçka që vendi të ndryshoj për mirë. Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga më e vështirë” – tha Basha.

“Unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje veçse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë” – tha Basha.

“Ne do të luftojmë çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër çdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’i kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë” – tha ndër të tjera Basha. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. pirdh pirdh o lulush
    O milet , o kunguj
    palloshi ma futi
    une jua futa juve
    Une falenderoj palloshin
    ju duhet te me falenderoni mua
    Perpara nga e futura ne te futur

  2. Manekin i rrezikshem, robot i kurdisur pa ndjenja, pa cipe, pa emocione , pa plane , pa deshira , pa ide, pa zemër , pa dashuri !! Produkt i çusitshëm , duket i prodhuar ne fabrike! Është gati të bëje çdo gjë, dhe të vrasë vetëm për pushtet! Monstër që shqiptarët inteligjentë e kanë njohur me kohë dhe nuk do ta votojnë kurrën e kurrës!!! Mjerë PD për kët bythqir mender nurrë!

  3. Mbas fitores ne pd per kryekar,tani do fillojne te shporrin salihun njehere e pergjithmone nga pd e politika dhe pastaj o shpellkaret e mi vjen pushteti lulushi falenderoje dhe byrektoret per punen e pa lodhur qe bene

  4. Vazhdon me fitore o Lul. Pasi Shqiperia fitoi ja ku fitoi dhe Luli qe ka 8 vjet e ca qe korr vetem fitore. Fitore te tjera na presin o Llull.

  5. Nëse Basha dorëzohet nga presioni i SHBA, siç dhe premton me zë të ulët nëpër takime me diplomatë, dhe hyn në konflikt me Berishën, për ta nxjerrë atë nga grupi parlamentar, ai është duke bërë një histori të re të Partisë Demokratike dhe të vetën personalisht.

    Por për ta bërë këtë, ai duhet çojë partinë në zgjedhje dhe të marrë mandat për këtë histori të re.

    Personalisht jam në krah të tij, nëse ndërmerr aktin e dytë, por jo të qëndrojë në krye të PD me votat e siguruara nga Berisha, si garant i tij.

  6. Basha tashmë është gati “për betejën” kundër Edi Ramës dhe “klikës së tij” për masakrën zgjedhore të 25 prillit sikurse i cilëson ai zgjedhjet, po dalin një nga një elementë shokues nga masakra që vetë Lulzim Basha realizoi mbi kundërshtarët brenda PD në zgjedhjet e 13 qershorit.

    Nuk kishte ndodhur që në kohën e Enver Hoxhës që të ndalohej vota e një qytetari, kur të “deklasuarve” të atëhershëm u ishte ndaluar vota për frontin dhe gjykatat pasi ishin armiq të partisë dhe klasa të përmbysura.

    Ditën e dielë, Basha ia kaloi Enverit, pasi anëtarë të PD u ndaluan të të votonin në zgjedhjet për kryetarin e partisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *