• |
ide | kryesore

Kurti niset drejt Brukselit, do të takohet me Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Brukselit ku do të zhvillojë takimin e paralajmëruar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili bën me dije se Kurti shoqërohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas, Kryeziut në takimin mes Kurtit e Vuçiç nuk do të bisedohet në lidhje me avancimin e dialogut por për dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq. Siç kemi thënë në vazhdmësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm.

Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari. Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai.” – shkruan ai.

Bisedimet në Bruksel që do të zhvillohen me 15 qershor ku në dialog do te jenë të pranishëm Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti si edhe përfaqësues të tjerë të dy vendeve. Takimi është planifikuar të fillojë rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 12:30.

Ndërmjetësues në këtë dialog do të jetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borell, me ndihmën e të dërguarit special, Miroslav Lajçak.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *