• |
ide | kryesore

Kuvendi e shkarkoi/ Meta kthen një tjetër ligj: Shkel rëndë Kushtetutën

-Instant, Lajme, Të fundit



Megjithëse parlamenti e shkarkoi me 104 vota pro, presidenti Ilir Meta ka vijuar me kthimin pas të ligjeve të miratuara nga shumica. Kreu i shtetit, së fundmi, njofton se ka kthyer për rishikim në Kuvend ligjin me disa ndryshime për sektorin minerar.

Sipas Metës, ndryshimet në këtë ligj janë miratuar përmes një procedure në mungesë të transparencës e konsultimit gjithëpërfshirës dhe shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës, të drejta dhe liri themelore të mbrojtura nga Kushtetuta.

Presidenti arsyeton se “parashikimet e bëra në disa dispozita të ligjit nr. 65/2021, shtojnë rrezikun e që të drejtat e pronësisë private t’i nënshtrohen një regjimi shpronësimi, sipas vlerësimit dhe procedurave aspak transparente, deri antikushtetuese, duke mos siguruar zgjidhjen reale për problematikat e paraqitura nga ekzekutivi.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *