• |
ide | kryesore

Manastirliu: 11700 doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme pritet që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku theksoi se kurba e të infektuar sa vjen dhe po ulët.

“Sot presim sërish 11700 doza të Pfizer dhe me këtë sasi, së bashku me një sasi të mbërritur sot nga Greqia arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Ndërsa presim që shumë shpejt të  kemi dhe lëvrimin e dozave të vaksinës coronavac.

Marrëveshja që sjellim për miratim garanton edhe 500 mijë doza të tjera të Sinovac. Një vaksinë që është e miratuar për përdorim emergjent. Kjo sasi vaksinash ka filluar lëvrimin e saj, dhe do të shërbeje jo vetëm për dozat e dyta, por edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimeve”, u shpreh ministrja.

Teksa bëri një bilanc të procesit te vaksinimeve, Manastirliu u shpreh: Kemi kryer më shumë se 836 mijë vaksinime dhe mbi 360 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës”

Ministrja u shpreh se tashme Shqipëria konsiderohet si nje vend me risk te ulët te infektimeve me koronavirus.



2 Comments

  1. Dmth ka 6 jave ku rreth 500mije te vaksinuar dpo marrin dot dozen e dyte.
    Dhe kjo do ju beje Sinovac per here te dyte, pavaresisht ca moren per doze te 1re.
    Te kripsha trute & Rrofte 25 prilli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *