• |
ide | kryesore

Pas Vlorës, forcat RENEA mësyjnë në lokalin e “të fortit” të Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme, Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Burimet për mediat njoftojnë se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lulzim Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës.

Sipas asaj që shkruan “Panorama” mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.

Më herët forcat RENEA dhe FNSH  organizuan  një aksion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona dhe janë vënë në pranga 2 të tjerë. Një prej të arrestuarve është Edison Begaj që iu bë një atentat dy javë më parë, ku mbeti i plagosur në këmbë.

Policia deri më tani nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi arrestimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje. /LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *