• |
ide | kryesore

Presidentja e Kosovës i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, raporton Express. Kërkesa është bërë nga Osmani pas takimit që u mbajt në presidencë.

Burime për gazetën Express bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën për dorëheqje, me arsyetimin se i ka përmbushur detyrat e saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Daka është emëruar nga presidenti Thaçi në 2018 dhe mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë që Daka ka në krye të KQZ-së së Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *