• |
ide | kryesore

Putin intervistë për televizionin amerikan, pyetet për kreun e opozitës: Ne nuk e kemi zakon të vrasim askënd

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Alexey Navalny do të trajtohet si çdo i burgosur tjetër dhe mohoi të gjitha zërat se Rusia fshihet pas sulmeve kibernetike në SHBA, ndërsa u tregua i hapur për mundësinë e shkëmbimit të burgosurve mes Rusisë dhe SHBA-së. Putin i bëri këto deklarata në rrjetin amerikan NBC, e cila konsiderohet si intervista e parë në mediat amerikane që nga viti 2018. Kjo intervistë vjen dy ditë para takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Gjenevë.


Përsa i përket kreut të opozitës ruse, Navalny, Putin deklaroi se “trajtimi i tij nuk do të jetë më i keq” se ai i të arrestuarve të tjerë. Pyetjes nëse ai kishte urdhëruar vrasjen e Navalny apo rivalëve të tjerë politikë, Putin u përgjigj: Ne nuk e kemi zakon të vrasim askënd.


Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat, madje i konsideroi si qesharake të gjitha zërat se hakerat rusë apo qeveria e Moskës qëndron pas sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ku janë provat”, tha Putin, duke shtuar më tej se “ne jemi akuzuar për të gjitha llojet e gjërave, ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, sulme kibernetike e kështu me radhë, por asnjëherë nuk janë munduar të gjejnë ndonjë provë që ta bëjnë publike. Vetëm kanë akuzuar pa baza”.

Kreu i Kremlinit tha se ishte i hapur për të diskutuar mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po, sigurisht”, tha Putin kur u pyet nëse mund të krijonte një marrëveshje shkëmbimi mes dy amerikanëve të ndaluar në Rusi; Paul Whelan dhe Trevor Reed me rusët e ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2 Comments

  1. Kujtoni Rasputinin.
    Ne fillim e helmuan. Pasi nuk po vdiste nga helmi, e qelluan me arme!

    “Keta jane skitët!- tha Napoleoni pasi veshtronte nga Pallati i Carit sesi ruset po u vinin zjarrin naten pallatit te tyre, te cilin e braktisen diten, kur po afronte Armata e Madhe.(NAPOLEONI – Emil Ludwig)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu