• |
ide | kryesore

RENEA zbarkon në Vlorë, arrestohet personi që i shpëtoi atentatit dy javë më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat RENEA po zhvillojnë sot në mbrëmje një operacion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një operacion për kapjen e personave në kërkim, si dhe sekuestrimin e armëve dhe drogës.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar persona që janë kontigjent kriminal. Një prej të arrestuarve është Edison Begaj. Këtij të fundit iu bë një atentat dy javë më parë, ku mbeti i plagosur në këmbë. Policia deri më tani nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për arrestimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *