• |
ide | kryesore

Rikonstruktohen kabina, disa rrugë të Tiranës do të mbesin pa energji elektrike

-Instant, Lajme, Të fundit



OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se për 6 orë e gjysmë disa rrugë në kryeqytet do të jenë sot pa energji elektrike për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Sipas OSHEE në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot datë 14 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *