• |
ide | kryesore

Shkoi në mal për të mbledhur rigon, i moshuri në Himarë gjendet i pajetë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Lukovë të Himarës. Viktima është identifikuar si Diogjen Boci, 72 vjeç, banues në Lukovë.  72-vjeçari ditën e djeshme, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte ngjitur në mal, për të mbledhur rigon, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë. Paraprakisht mësohet se në trupin e 72-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia, në mënyrë që të përcaktohet i saktë shkaku i vdekjes së të moshuarit./ News 24



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *