• |
ide | kryesore

U gjet pajetë dhe me duar të lidhura në rezervuar, detaje të reja për vrasjen e Fridman Xhaferraj

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e pajetë të 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj, i cili u gjet një ditë më parë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Mësohet se është më shumë se 1 person, por ende vijojnë hetimet dhe informacionet janë të rezervuara. Xhaferraj ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

Bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale. Viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit. Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *