• |
ide | kryesore

U shpjeguan për kufirin e notave/ Maturantët heqin dorë nga bojkoti i provimit të fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Për të tretën ditë radhazi, maturantët kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit apo Qendrave të Shërbimeve Arsimore rajonale në vend, pas provimit të matematikës. Maturantët shprehen të shqetësuar se provimi ishte tepër i vështirë dhe ndonëse ministrja Kushi ka pranuar të ulë pragun e pikëve për secilën notë, për ta ky është një justifikim tjetër.

Disa maturantë në Fier kanë folur me një përfaqësuese e shërbimeve arsimore në Jug dhe pasi janë sqaruar për mënyrën se si do të shqyrtohet dhe se si do të veprohet për uljen e pikëve, ata kanë thënë se do të heqin dorë nga bojkoti i provimit që do të mbahet nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *