• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shkarkohet kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka. Vendimi është marrë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë gazeta Express publikon edhe shkresën zytare. Në arsyetimin e Presidentes, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.


“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qwnit organ i pavarur duht të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu