• |
ide | kryesore

A po thyhet akulli mes Encës dhe Noizyt

-Instant, Paparazzi, Slider



Debati i shumëpërfolur mes Encës dhe Noizyt zuri të gjithë faqet kryesore të mediave rozë për vite me rradhë. Akuza dhe kundërakuza, në intervista apo nëpër story, por arsyeja e vërtetë nuk u zbulua ende. Por duket se pas kaq shumë vitesh gjakrat mes tyre mund të jenë shuar.

Me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Boë Doën” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy. Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video. Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *