• |
ide | kryesore

Aksion kundër lojërave të fatit në Vlorë, disa të shoqëruar nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e sotme në kuadër të goditjes së lojërave të paligjshme të fatit. Kontrollet po vijojnë në ambiente që dyshohet se frekuentohet nga persona me precedent penalë. Aksioni është ende në zhvillim e sipër ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa pika të ndryshme të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar nga uniformat blu. Ditën e djeshme, Forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona. Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *