• |
ide | kryesore

Aksion me makina pa logo, RENEA shoqëron 15 persona në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksion blic i RENEA-s në Elbasan. 25 banesa janë kontrolluar dhe 15 persona janë shoqëruar pasditen e së hënës në Elbasan dhe që sipas burimeve do të vazhdojë edhe paraditen e sotme.

Për të shmangur dekonspirimet dhe në mënyrë që të kapë në befasi elementët kriminalë, RENEA zgjodhi që të godasë me një strategji tjetër duke lëvizur me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të zinj, ndërsa në distancë shoqërohej nga forcat operacionale.

Ndërhyrjet ishin të shpejta në mënyrë që të lokalizoheshin shënjestrat në lokale, banesa apo duke qarkulluar në rrugë. Kontrollet janë përqendruar në disa pjese nevralgjike të qytetit, si dhe pranë banesës së të shumëkërkuarit Talo Çela, që edhe këtë herë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.



1 Comment

  1. PIRDHNI PIRDHNI SE SHFRYHENI! SA TE JETE AI DERDEMENI VESHLLAPUSH NE KRYE TE POLICISE DHE AI KERMA I DROGUAR NE KRYE TE QEVERISE DITE ME TE ZEZA DO KETE SHQIPERIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *