• |
ide | kryesore

Albin Kurti kap në befasi Vuçiçin/ 4 kërkesa në tryezë presin përgjigje nga serbët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vështirë se mund të quhet dialog, takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel, që ka nisur me konfrontime, pas ideve dhe propozimeve të hedhura në tryezë. Disa persona të afërt me delegacionet i quajtën madje edhe në “prag incidentesh” momentet e takimit, raportoi DË, ndërsa siç sqaruan vetë Kurti dhe Vuçiç për mediat, bisedimet kanë reflektuar largësinë nga ku palët e shohin zgjidhjen e çështjes.

Si për ta përshkruar më së miri atmosferën konfliktuale në takim shërben përgjigjia që u dha Albin Kurti gazetarëvë, të cilët e pyetën nëse pati incidente. “Ishte mirë që kemi pasur një distancë prej dy metrash”, tha Kurti.
Njësoj, Vuçiç e përshkroi takimin si një prej më të vështirëve që ka pasur që prej fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në tryezë ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Por në fund nuk pati asnjë dakordim për asnjë çështje të shtruar sot.

Kërkesat e Kurtit

Albin Kurti ka shtruar në tryezë 4 kërkesa duke e lënë topin në anën e Vuçiçit. E para ka të bëjë me faktin që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të marrëveshjes që kanë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda me BE –në.
Kjo kërkesë ka të bëjë me zhvlerësimin e nismës paralale të iniciuar nga Serbia për të ashtuquajturin “minishengenin ballkanik”, një projekt të cilin Kosova e sheh si të sponsorizuar nga Serbia.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me faktin që Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.

Kërkesa e tretë sipas Kurtit është që pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e të drejtave dhe të pakicave. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët në Serbi.

Kërkesa e katërt ka të bëjë me çështjen e të pagjeturve e të zhdukurve me dhunë. Sipas Kurtit, Serbia duhet të largojë nga pozita personat që duhen marrë në pyetje për krime, siç janë Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe Zoran Angjelkoviq.

Kurti del me këto katër propozime duke iu kundërpërgjigjur propozimit serb për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe, që deri dje ishte në qendër të vëmëndjes edhe të faktorit ndërkombëtar. “Populli i Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik” ka thënë Kurti.
Përgjigjia e Vuçiçit

Vuçiç i kapur në befasi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se është kapur në befasi nga kthimi i vëmëndjes ndaj Serbisë për 4 kërkesat e Albin Kurtit. Pas daljes nga takimi ai tha se “delegacioni i Prishtinës kërkonte vetëm njohjen e Kosovës dhe asgjë tjetër”.
Duke folur për sjelljen dhe fjalët e Albin Kurtit në takim, Vuçiç tha se gjatë këtij takimi ka pasur “provokime”, “papërgjegjësi” e “joseriozitet”.

“Sinqerisht nuk di çfarë t’ju them. Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky. Vetë kohëzgjatja e takimit flet për atë se cilat ishin rezultatet e këtij takimi. U pajtuam që në fund të korrikut të vazhdojmë dialogun. Shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë paqen dhe stabilitetin, gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, u shpreh Vuçiç për mediat.
Presidenti serb theksoi se delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që ka nënshkruar më parë dhe nuk do të flaës për Asociacionin e Komunave Serbe. Kërkesën e Kurtit që nga delegacioni për kërkimin e të pagjeturve të largohet Velko Odaloviq, Vuçiqi i quajti si “mungesë realiteti, serioziteti dhe përgjegjësie”.

Diskutim i vështirë edhe për BE

Takimi nuk ka qenë i lehtë edhe për përfaqësuesit e BE, “por e rëndësishme është që dialogu ka vazhduar”, ka thënë Miroslav Lajçak. “Të dy liderët kanë qenë shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve të tyre se çfarë duan dhe çfarë presin nga dialogu. Për BE është me rëndësi që të dy palët e kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë rrugë tjetër për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përveç dialogut”, theksoi Lajçak.
Dialogu do të vazhdojë në fund të korrikut. Ndërsa Borrel, pas takimit me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës, ai u takua me presidnetin e SHBA Josep Biden.



16 Comments

  1. Albin Kurti sot nuk ka shkermoqur vetem Vucicin!
    Mbi te gjitha, me kthjelltesine dhe vendosmerine e tij, ai i ka dhene nje grusht politik dordolecit Edvin Kristaq Rama, duke i treguar sesi behete politika rajonale e nderkombetare!

    1. O VariKars edhe Albin Kokëcepshi është ushtar I Sorrosit, ky I hoqi taksën 100% serbëve do shesë edhe Trepçën që është miniera më e pasur në botë dhe pastaj bjeri me dorë.

      1. Cfare shpifje dhe divergjenca qe perpiqet te beje ky Korona. Nje komentuesi anti-sorrosist, mundohet ti ndryshoje mendjen duke e paraqitur Albinin si Sorosist. O Korone, ti e di qe ben propagande por nqs vertete e thua kete ngaqe mendon keshtu,dhe jo se ta do propaganda, te them nje gje. Nuk ka force ne bote, qe e detyron Albin Kurtin te behet antokombetar. As vete gruaja e tij, e jo me Soros, apo kushdo qe permend. Por si duket ti s’je nacionalist, dhe se kupton kete ndjesi, keshtu qe te mbetet te shpifesh. Po si do e shitka Albini Trepcen more, se shkoke shume large m epropagande. Albini, edhe gjithe bota po te tentojne ta detyrojne te jap Trepcen, behet edhe ushtar (pasi ka ezauru te gjithe veprimet e tjera)bashke me ne te tjeretm per ta mbrojt Trepcen, dhe ti thua ,do e shitka Albini Trepcen.Aq me teper qe Trepcen as spo ia kerkon dikush ta marri(se smundet),bile as Serbia nuk e kerkon me,.Maksimumi do kerkoje Asosacion me kompetenca te fusiqhme ekzekutive, kurse ti thua Albini paska dal vullnetar ta shesi Trepcen? Propagande e neveritshme,qe jam i sigurte qe spo uje, por me cudit pse e di popullin dele, qe harxhon fryme me te tilla marrezi?

        1. Albini fitoi, dhe Vuqiqit i pushoi zemra.
          Tani shqiptaret jane te lumtur dhe serbet ne Beograd kane marre me dale nga shpiat.
          Prandaj o burra me shku me ba pazar n,Beogjrad dh Novi Pazar.
          Po shpejt se n, Kosoven e Veriut s,na lajne me hy.
          Ma kollaj hyjme ne Serbi.

          1. Me emer , Leri ironite. Ah, se harrova. Thuaj vetes dhe atij qe Minishengeni VDIQ. Merre lehte, se ka dhe me keq.S’ke bere gje akoma

  2. Jam plotësisht me Kurtin! Shpresoj vetëm një gjë, që te ketë të paktën një përfaqësues te USA mbrapa, përndryshe do ketë seriozitetin dhe fundin e Varoufakis. Eehe pse fliate drejt dhe mirë nuk ja doli te merrej seriozisht, prandaj dua qe USA të jetë garanti i këtyre situatave populiste te Albinit.

    1. Situate populiste u quaka te mbrosh interesin kombetar? Po ti ne disa komente me ke kriju pershtypjen se ishte nacionalist. Po paske doze internacionalizmi dhe ti. Albni as smund te krahasohet me Varoufakis,sepse ai ishte anti perendimor, kurse Albini eshte pro-perendimor, por normal nqs ndonje nga miqte tane i kerkon te beje marreveshje te demshme kombetare, sdo te thote qe duke u refuzu (pasi je mundu ta bindesh qe eshte gabim)kerkesen e mikut, te jesh populist, apo anti perendimor.

  3. Kurti të koordinojë veprimet me Amerikën dhe vetëm Amerikën. Çdo gjë tjetër është fantastike për fanatikët e tij por shkatërrimtare për Kosovën.

  4. E kapi ne befasi eee ??
    Ne shqiptaret gjithmone trima e sypetrita jemi normal, ne te kapim ne befasi e te bejme varrin ?‍♂️

    Ik Mer sharlatan se ti je nje delirant patetik

  5. Te pa afte te zhdukin njeri tjetrin serbet e shqiptaret do luajne tomi e xheri. Ne fund do jene fuqite e medha qe do vendosin per stabilitetin e rajonit. Historikisht ka qene keshtu, Konvefenca e Vjenes 1941, Konferenca e Jaltes 1944 i kane levizur kufijte etnik ne Ballkan sipas arsyetimit te tyre. Shqiptaret, Serbet e te tjeret ne Ballkan ne fund thjesht jane bindur.

  6. Nesër do shpalosim dhe do analizojmë fakte dhe argumenta para demokratëve opoinionit publik që nuk pati një gare të ndershme, por pati një farsë. Grupimi për PD u realizua dhe u formua për mbrojtje e procesit zgjedhor. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë e brendshme. Duhet bërë dhe një analizë. Në kukës votoi 38% e antarësisë në Tiranë 88%..Në një degë këtu në Tiranë ëshët votuar 111%.

  7. Bravo Albin!! Ja kështu bëhet me serbët, derri e do plumbin kokës. I ngeli hatri Vuçiçit?! Na plasi, mirë ti bëhet atij dhe derrave të tjerë sërb.

  8. Jepi Albin te lumte goja se edhe Ne ate duam.Hej ta lumsha gurmazin.
    Ja bone fora .
    Mbaje mire mire me Ameriken se flet si gjeli maje plehut,ske asnje ushtar.

  9. Rama nuk ka shans te krahasohet me Albin Kurtin.

    Thoni c´te doni o ushtaret e Partise, por Albini ka epersi morale, jo vetem mbi Edverin, por mbi te gjithe politikanet e korruptuar shqiptare.

    Mendoj se Kosova e ka gjetur rrugen e saj. Popull i mencur.

  10. Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijrea demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve.

    Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhorë janë bërë anëtarë të rinj. disa kanë votuar vetëm me një kontrabilitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *