• |
ide | kryesore

Analiza/ Presidenti Biden po e shtyn BE të rikthejë sytë nga Ballkani

Arkiva, Kryesore



Ballkani perendimor do të jetë një nga çështjet që do të diskutohen sot në takimin SHBA-BE gjatë vizitës së parë të presidentit amerikan Biden në Europë. Kjo është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë e cila ka ka nxjerrë një deklaratë për samitin e sotëm SHBA-BE që mbahet në Bruksel.

Udhëheqësit e samitit, sipas Shtëpisë së Bardhë do ta shprehin angazhimin e tyre të përbashkët për politikë të kordinuar në disa vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Udhëheqësit do të angazhohen për ta mbështetur demokracinë, për ta mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin….dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. SHBA do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Një javë më parë Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në të cilin përfshiu edhe Shqipërinë, që parashikonte ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, kryejnë korrupsion e minojnë institucionet demokratike.

Në këtë urdhër përfshiheshin të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përfshihen edhe ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës apo Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Urdhëri është vazhdim i një urdhëri fillestar të vitit 2001, që parashikon sanksione për individë nga Ballkani Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Tani në të u shtuan edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike. Sipas doktrinës së re të Bidenit korrupsioni i politikanëve i hap rrugën në rajon kundërshtarëve strategjikë të SHBA-së.

Ky qëndrim që përbën një ndarje brutale me ish administratën Trump, e cila e vuri theksin tek një “normalizimin ekonomik” i pakushtëzuar nga vlerat demokratike, synon sipas analistëve të rimbledhë vendet e BE dhe aletatët e SHBA në një qëndrim të përbashkët ndaj Ballkanit Perendimor

Por sikurse theksonte studiuesi Edward P. Joseph, në një shkrim në “Foreing Policy” (lexo ketu),“Fatkeqësisht, inercia në Bruksel – madje edhe brenda Departamentit të Shtetit – paraqet një pengesë të rëndësishme për të realizuar vizionin parimor të përcaktuar nga presidenti i SHBA dhe sekretari i tij i shtetit”. Sipas tij SHBA dhe BE po përdorin dy standarte.

“Aktualisht, SH.B.A. dhe BE kanë një sistem me dy nivele kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan – një rrugë e privilegjuar për Serbinë dhe një rrugë më e ashpër për fqinjët e ardhshëm në Ballkan. Ky është një paradoks i rrezikshëm: regjimi më jodemokratik në rajon, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, gëzon trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë…Beogradi praktikon dhe promovon demokracinë joliberale të aleatit të tij kryesor të BE, Hungarisë. Kandidimi i Serbisë për BE është kryesisht një mashtrim. Ndërsa fqinjët e saj luftojnë për të drejtën për të hapur negociata me BE, Beogradi po vonon ofertën e tij. Vitin e kaluar, Serbia nuk hapi ndonjë kapitull të ri të anëtarësimit” shkruante Joseph. 

Ndonëse aplikimi i dy standarteve është vënë re edhe në nivel lokal, në goditjen selektive që SHBA po i bën korrupsionit në Shqipëri (duke mos prekur fare atë të mikut të Vuçiçit në Tiranë), kthimi i kursit të Biden për Ballkanin duhet përshëndetur. Nëse SHBA do i kthehet sërish mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit, popujt e gadishullit mund të rifillojnë të shpresojnë.

©Lapsi.al

 



3 Comments

  1. kari npidh

    na falni per shprehjen, por keto jane ushqim per idiotet

    mjafton nje telefonate dhe shume gjera ndreqen

  2. Por sipas shifrave të PD, anëtarësia e saj ka ardhur duke u rrudhur çdo katër vjet ku në 2013 kishte 120 mijë, në 2017 kishte 103 mijë ndërsa ky vit numri i anëtarëve të regjistruar ishte 75 mijë e 67 demokratë.

    Në të tre rastet ku u shpall fitues Basha, drejt kutive për zgjedhur kryedemokratin shkuan më pak se gjysma e votuesve. Ndërkohë që në postimin e tij në Facebook, kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha falenderon elektoratin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *