• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej pak kohësh, Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë. Modelja ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.

Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për këtë pjesë, sepse nuk ka preferuar të flasë publikisht. Megjithatë, në rrjet po qarkullonte prej kohësh lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmojnë se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur.

Madje, s’kemi parë ende asnjë foto nga shtatzënia e modeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *